Propozimi i Bill Gates: Vendet që duhet të jenë ende të mbyllur

Pavarësisht nga fakti që vaksina kundër COVID-19 është miratuar për përdorim të gjerë në Shtetet e Bashkuara, miliarderi amerikan Bill Gates beson se kthimi në jetën normale është më larg sesa njerëzit presin.

Edhe pse vetë Gates e pranon se do ketë një përmirësim të situatës deri në verën e vitit 2021, ai përsëri beson se nuk presim një kthim në jetën e vërtetë normale para vitit 2022.

“Nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe sëmundjen dhe të shohin vaksinime të mëdha në Shtetet e Bashkuara, rreziqet e përsëritjes së sëmundjes do të mbeten të mundshme”, i tha ai CNN.

Gates gjithashtu beson se tubimet e mëdha publike gjithashtu duhet të mbeten të ndaluara, ashtu si shumica e kafeneve dhe restoranteve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.