Propaganda e mediave ruse për referendumin në Ukrainë: 97% duan të bashkohen me Rusinë

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti thotë se rezultatet e para të pjesshme nga katër pjesët e Ukrainës ku janë mbajtur referendumet tregojnë një shumicë të madhe në favor të bashkimit me Federatën Ruse.

RIA Novosti tha se me rreth 12% të votave të numëruara, të paktën 97% e atyre të hedhura kanë qenë në favor të bashkimit me Federatën Ruse.

Procesi i referendumit është dënuar gjerësisht nga qeveritë perëndimore dhe Kievi si i paligjshëm dhe një “mashtrim”. Nuk ka pasur asnjë mision vëzhgues ndërkombëtar të njohur.

Referendumet, të shpallura vetëm një javë më parë kanë përfshirë zyrtarë që shkojnë shtëpi më shtëpi për të mbledhur vota, ndonjëherë të shoqëruar nga ushtarë, si dhe një ditë votimi në qendrat e votimit. Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se pjesëmarrja është minimale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.