Programi në Korenë e Jugut, kafshët shtëpiake do të bëjnë teste Covid

Macet, qentë dhe kafshët shtëpiake me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje do t’u ofrohen teste të koronavirusit për të parë nëse janë mbartëse apo jo të Covid-19.

“AP News” shkruan se ky lloj programi do të nisë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Saul për shkak të infektimit të një koteleje.

Testet do të kufizohen në kafshët shtëpiake që tregojnë simptoma duke përfshirë ethe, kollitje, vështirësi në frymëmarrje dhe rrjedhje në hundë. Testi do të kryhet pranë shtëpisë së kafshës nga një ekip i punëtorëve shëndetësorë duke përfshirë një veteriner.

“Duke filluar nga sot, qeveria metropolitane e Seulit do të ofrojë teste të koronavirusit për qen dhe mace shtëpiake,” tha kryetarja e kontrollit të sëmundjeve në Seul, Park Yoo-mi.

Kafshët që rezultojnë pozitive do t’u kërkohet të mbahen të izoluara në shtëpi për 14 ditë, por kur pronarët kanë virusin COVID-19, kafshët e tyre shtëpiake do të dërgohen në qëndra shëndetësore të kafshëve ku do të mbahen të mbyllura.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.