Princ Harry: Covid-19 është si një ndëshkim nga natyra, për sjellje të keqe

Princi Harry deklaroi se pandemia Covid-19 është si një ndëshkim nga natyra.

“Dikush më tha në fillim të pandemisë, është pothuajse njësoj sikur Nëna Natyrë na ka dërguar në dhomat tona për sjellje të keqe, për të reflektuar për një moment dhe për të menduar më gjatë për atë që kemi bërë”, tha Princi Harry gjatë një interviste.

“Ka qenë një vit universalisht i vështirë për të gjithë”, shtoi ai.

Sipas princ Harry-t, njerëzit marrin shumë nga natyra, por i kthejnë asaj shumë pak.

“Me siguri më kujtoi, siç ndoshta na ka kujtuar të gjithëve, se sa të ndërlidhur jemi të gjithë, jo vetëm si njerëz, por përmes natyrës. Ne marrim kaq shumë prej saj dhe rrallëherë i kthejmë shumë”, tha ai duke folur në emër të OJQ-së Afrikane “Parks”, të cilën e drejton që nga muaji dhjetor i vitit 2017.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.