Gafa e spikeres së lajmeve, njofton live “vdekjen e Papës”
Një gazetare e ITV News bëri një gafë gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të Ditës së Krishtlindjes, pasi njoftoi “vdekjen e Papës”.
Sipas medieve të huaja, lexuesja e lajmeve po raportonte për predikimin vjetor gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, të shtunën pasdite kur ajo bëri gabimin.
Prezantuesja shpjegoi: “Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë…. U njoftua për vdekjen e tij”.
Megjithatë, ajo e kuptoi menjëherë gabimin e saj dhe u korrigjua duke thënë: ‘Më falni”.
ITV just announced the death of The Pope by accident pic.twitter.com/GS5RNCdm5b
— Scott Bryan (@scottygb) December 25, 2021
Sorry, the comment form is closed at this time.