Presidenti italian propozon Mario Draghin për kryeministër

Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, është thirrur në një takim të mërkurën me Presidentin e Italisë, në një përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend.

Presidenti Sergio Mattarella dëshiron që “një qeveri jo-politike të formohet me shpejtësi, për të udhëhequr Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit”.

Mattarella u bëri thirrje të gjitha partive politike në Parlament për të mbështetur formimin e asaj që e quajti “një qeveri jo-politike”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.