Egjipt/ Gjenden mbetjet e një qyteti nën ujërat e Heraklionit

Poshtë ujërave të qytetit të lashtë të Heraklionit, i cili ishte dikur porti më i madh i Egjiptit, janë zbuluar mbetje të një qyteti të tërë, përfshirë pjesë të portit dhe varre që tregojnë praninë e tregtarëve në port.

Mediat raportojnë se nën ujërat e detit ndodhen mbetjet e një qyteti të tërë, të përmbytur shumë vite më parë për shkak të tërmeteve të ndryshme dhe valëve të baticave.

Zbulimi u bë gjatë një eksplorimi nën ujë. 

“Një ekspeditë franceze-egjiptiane zbuloi rrënojat e një anijeje ushtarake nga periudha ptolemaike dhe rrënojat e një kompleksi varresh greke që daton në shekullin e katërt para Krishtit. Ky zbulim pasqyron bukur praninë e tregtarëve grekë që jetonin në këtë qytet”, njoftoi ministria egjiptiane.

Sipas vlerësimeve të para të arkeologëve, kjo anije e madhe me vela 25 metra të gjata u përdor për të lundruar në Deltën e Nilit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.