Covid-19/ Polonia zgjat kufizimet deri më 18 prill

Polonia do të zgjasë kufizimet e saj kundër Covid-19 deri në 18 prill, sipas një deklaratë të Ministrit të Shëndetësisë Adam Niedzielski, ndërsa sistemi shëndetësor po lufton për të përballuar një valë të tretë të infeksioneve.

Kopshtet, qendrat tregtare, hotelet, kinematë dhe teatrot do të qëndrojnë të mbyllura.

Niedzielski gjithashtu tha se rreth 90% e rasteve në Poloni ishin varianti “B.1.1.7” i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendi regjistroi 14,910 raste duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2,471,617 dhe 638 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 55,703 që nga fillimi pandemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.