Polonia vendos 12 mijë ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Autoritetet polake njoftuan se kanë shtuar masat e sigurisë në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë

Masat e shtuara pas publikimit të disa videove të postuara në rrjetet sociale që tregonin qindra emigrantë që po shkonin në drejtim të kufirit polak nga Bjellorusia.

Në njërën nga videot, emigrantët mbanin çanta në shpinë dhe ishin të veshur me rroba të dimrit.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë shpërndau një video që tregonte një grup emigrantësh pranë pikës kufitare Bruzhi-Kuznica.

“Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima”, tha zëvendësministri i Jashtëm polak, Piotr Ëaërzyk për radion publike polake.

Në muajt e fundit, mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika janë përpjekur që nga Bjellorusia të hyjnë ilegalisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Bashkimi Evropian ka akuzuar, Aleksandër Lukashenko, se po krijon krizë me emigrantë për t’iu hakmarrë Brukselit për shkak të sanksioneve të vendosura pasi autoritetet bjelloruse goditën opozitën, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura pas zgjedhjeve të kundërshtuara presidenciale të vitit të kaluar.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, më 8 nëntor tha se më shumë se 12.000 ushtarë janë vendosur në kufi.

Ai tha se autoritetet janë “të përgatitura për të mbrojtur kufirin polak”.

“Mbrojtja e kufirit është prioriteti ynë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Polonia ka vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në kufi. Ky vend anëtar i Bashkimit Evropian gjithashtu ka vendosur rrethoja me tela për të frenuar fluksin e emigrantëve që kalojnë nga Bjellorusia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.