Polonia në valën e tretë të pandemisë, arsyeja mutacioni britanik

Varianti i Covid nga Britania është duke “nënshtruar” të gjithë popullsinë e Polonisë.

“Reuters” shkruan se në Poloni 60% të rasteve janë nga varianti britanik i Covid, ndërkohë që zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wojciech Andrusiewicz në një konferencë për shtyp tha se po shkojnë drejt 80% të rasteve me Covid.

“Sot, mutacioni britanik përbën rreth 60% të rasteve, por ne po shkojmë drejt 80%,”- tha Andrusiewicz.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Poloni janë regjistruar 1,984,248 persona me Covid, ndërsa 48,388 të tjerë kanë humbur jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.