Po ndiqej nga policia: Vetura shkatërrohet totalisht në aksident, vdesin 2 persona

Dy persona janë konfirmuar të vdekur pasi një “Audi” u shkatërrua totalisht pas një aksidenti të rëndë, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia në Wolverhampton të Anglisë.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

“Erdhën menjëherë shumë policë dhe një ambulancë. Ishte një përplasje e tmerrshme. Ne këtu nuk kemi pasur aksidente prej vitesh”, tha një banor i zonës ku ndodhi aksidenti.

“Përplasja ishte fatale dhe dy persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.