“Po mbytemi”! Frikë dhe kaos në Brazil

Brazili është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi. Vendi numëron mijëra të vdekur dhe një numër rekord të prekurish çdo ditë.

Gjatë ditëve të fundit, vendi është duke u përballur me mungesa serioze të oksigjenit në spitale. Nga kjo mungesë kanë vdekur të paktën 11 persona.

Nisur nga situata e krijuar, qytetarët kanë dalë në rrugët e Sao Paolos, duke protestuar kundër Presidentit Bolsonari dhe administratës së tij.

Një numër i madh protestuesish kishin vendosur qese plastike në kokë me sloganin “Po mbytemi”, ndërsa fotot kanë bërë xhiron e botës në pak minuta.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, në Brazil humbën jetën 595 persona prej koronavirusit, duke e çuar në më shumë se 225 000 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.