Covid-19/ “Pfizer” po zhvillon vaksinën e re kundër variantit “Delta”

Vaksina “Pfizer/BioNTech” kundër koronavirusit ishte e para që mori miratimin e plotë për përdorim masiv nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Sipas mediave të huaja, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u bëri thirrje drejtuesve të sektorit publik dhe privat të përdorin miratimin e FDA për të përshpejtuar procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Edhe pse “Pfizer/BioNTech” iu dha miratimi i plotë për përdorimin masiv të vaksinës së tij, kërkimet e mëtejshme të “Pfizer” për të përmirësuar atë ekzistues nuk u ndalën.

Përkatësisht, ata aktualisht janë në procesin e zhvillimit të një vaksine të re kundër llojit “më agresiv” të koronavirusit – varianti delta, tha drejtori ekzekutiv i “Pfizer”, Albert Bourla.

“Aktualisht, ne po bëjmë një vaksinë të specializuar kundër koronavirusit, më saktësisht, kundër variantit ‘Delta”, tha ai, duke shtuar se mund të mos përdoret për imunizim masiv të njerëzve, pasi doza e tyre e tretë, e ashtuquajtura doza përforcuese, është mjaft efektive kundër variantit të ri.

Sipas z. Bourla, nëse përdorimi i saj është i nevojshëm, njerëzit duhet ta marrin atë 8 muaj pas dozës së dytë, në mënyrë që të forcojnë më tej sistemin imunitar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.