Petkov, ironik në fjalimin e fundit si kryeministër

Pas vendimit të marrë nga 123 ligjvënës bullgarë për rrëzimit e qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov, ky i fundit tha se ky votim ishte vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë.

“Ishte nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski, Borisov, Trifonov dhe Mitrofanova (ambasadori i Rusisë në Bullgari). Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë. Ajo që opozita nuk e kupton ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojë popullin bullgar. Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi Bullgarinë pa njerëz të sunduar nga mafia, një vend normal, një vend të suksesshëm evropian. Faleminderit!”, tha Petkov në fjalimin e fundit si kryeministër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.