Peskov: Nuk jemi ne fajtorë për bllokimin e porteve, por Perëndimi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konferencë për shtyp ka hedhur poshtë akuzat se Rusia ka bllokuar eksportet e grurit nga Ukraina, shkruan The Guardian.

Në vend të kësaj, Peskov akuzoi Perëndimin për krijimin e një situate të tillë për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne nuk i pranojmë në mënyrë kategorike këto akuza. Përkundrazi, ne fajësojmë vendet perëndimore për veprimet që kanë çuar deri në këtë pikë.

Portet e Ukrainës në Detin e Zi janë bllokuar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, duke bllokuar më shumë se 20 milionë tonë drithë në kapanone. Ditën e djeshme, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko, tha se Kremlini do të lejojë anijet që transportojnë ushqime të largohen nga portet e Ukrainës në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.