Përveç pandemisë, Bill Gates zbulon dhe dy kërcënime të tjera

Bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, ka zbuluar dy kërcënimet e tjera ndaj njerëzimit në të ardhmen, përveç pandemive që i kishte parashikuar që në vitin 2015.

Në një intervistë për kanalin në “YouTube” të Derek Muller, Gates tha: “Ndryshimi klimatik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen”.

Në lidhje me ndryshimet klimatike, Gates theksoi se, numri i viktimave në një vit “do të jetë shumë më i madh” nga sa po shkakton pandemia e Covid-19: “Për t’ju treguar pasojat e ndryshimeve klimaterike, mjafton që dëmet e shkaktuara nga pandemia t’i imagjinoni të zgjatura në kohë. Në vitin 2060, ndryshimet klimaterike mund të jenë vdekjeprurëse, njësoj si të pandemisë, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më vdekjeprurëse se koronavirusi”.

Sa i përket bioterrorizmit, Gates shpjegoi: “Shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës se sa SARS-CoV-2”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.