Përplasen 2 trena në Çeki, 3 viktima dhe 31 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në Çeki. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit që ndodhi pranë kufirit me Gjermaninë, ndërsa helikopterët dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë.

Sipas policisë 31 persona janë plagosur,  7 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.