Përmbytjet, shkon në 36 numri i viktimave në Belgjikë (Video)

Ka shkuar në 36 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Belgjikë.  Deri më tani janë identifikuar 17 trupa, ndërsa më shumë se 160 persona rezultojnë ende të humbur.

Të paktën 1,100 familje kanë mbetur pa ujë dhe 3,700 pa ujë të pijshëm, sipas rtbf.

Ndërkohë situata vijon të mbetet e vështirë edhe në Gjermani, ku si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 156 persona. Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore, me nivelet e ujit që mbeten të larta në shumë qytete dhe shtëpitë që vazhdojnë të shemben në katastrofën më të madhe natyrore në gjysmë shekulli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.