Përmbytje në Brazil, shkon në 20 numri i të vdekurve
Numri i të vdekurve nga shirat e dendur që goditën shtetin verilindor brazilian të Bahias u rrit të hënën në 20, me 358 të plagosur, sipas një raporti të ri të lëshuar nga autoritetet e mbrojtjes civile të shtetit.
Numri i përgjithshëm i personave të prekur u rrit në 470,000, sipas të dhënave nga bashkitë, nga të cilat 100 nga 116 kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, thuhet në raport.
Reshjet e vazhdueshme shkaktuan shembjen e urave dhe dhjetëra shtëpive.
Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, vëllimi i lartë i shirave që kanë shkatërruar Bahia-n jugor që nga nëntori do të vazhdojë këtë javë dhe do të shtrihet deri në janar.
Shtetet e Maranhao, Ceara dhe Sao Paulo njoftuan se do të dërgojnë zjarrfikës për të ndihmuar zonat e prekura.
Sorry, the comment form is closed at this time.