“Hakmarrja”/ Reagon edhe BE, dëbon diplomatë rusë

Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbuan tre diplomatë rusë, në një “hakmarrje” të koordinuar të hënën për dëbimin e tre diplomatëve të Bashkimit Evropian nga Rusia, ndërsa shefi i politikës së Jashtme të BE-së po vizitonte Moskën.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili udhëtoi për një vizitë disaditore në Rusi, ka thënë se kishte mësuar për dëbimet përmes mediave sociale, ndërsa fliste me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të hënën se, largimi i diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, të akuzuar nga Moska për pjesëmarrjen në protestat muajin e kaluar kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, ndodhi një ditë para udhëtimit të Borrellit.

Ish-shefi i Mbrojtjes i Estonisë, Riho Terras, tani një ligjvënës i BE-së, ka filluar një fushatë për shkarkimin e Borrellit.

Por Komisioni Ekzekutiv Evropian tha se nuk ishte penduar për Borrellin që bëri udhëtimin e parë në Moskë, si koordinator i politikës së jashtme të BE-së, sepse Rusia ishte në një rrugë drejt konfrontimit, gjë që Borell u përpoq ta shmangte.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.