Përfundon testi i komunikimit të sondave kineze dhe evropiane në orbitën e Marsit

Sonda kineze e Marsit “Tianwen-1” dhe anija kozmike “Mars Express” e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) kanë kryer me sukses një test komunikimi rele në orbitë, bëri të ditur të mërkurën Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA).

Roveri kinez i Marsit “Zhurong” ia dërgoi të dhënat e testimit “Mars Express”-t në një largësi prej afërsisht 4000 kilometrash. Komunikimi zgjati 10 minuta.

“Mars Express”-i i mori të dhënat dhe i çoi ato në stacionin e gjurmimit të hapësirës së thellë të ESA-s, i cili nga ana e tij i dërgoi në Qendrën Evropiane të Operacioneve Hapësinore, që më pas i përcolli në Qendrën e Kontrollit të Hapësirës Ajrore të Pekinit.

Rezultatet e analizës së të dhënave treguan se ndërfaqet e pajisjeve të komunikimit rele të “Zhurong”-ut dhe “Mars Express”-it përputheshin me standardet ndërkombëtare, dhe përmbajtja e të dhënave të transmetuara ishte e plotë dhe e saktë, tha CNSA-ja.

Sipas saj, ekipet e “Tianwen-1” dhe “Mars Express”-it planifikojnë të zhvillojnë bashkëpunim të mëtejshëm në komunikimin shkencor të të dhënave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.