Përdorimi i vaksinës ”J&J”, Danimarka do të rishikojë vendimin

Qeveria daneze këtë të hënë ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore  rishikimin e vendimit për përdorimin e vaksinës anti-Covid, ”Johnson & Johnson” .

Mediat e huaja bëjnë me dije se burime nga qeveria daneze kanë bërë me dije se në fillim të këtij muaji të vendoset për përjashtimin e përdorimit të vaksinës ”Johnson & Johnson” nga programin e vaksinimit të vendit, njoftoi sot media lokale.

Ndër të tjera bëhet me dije se është parashikuar që në shtator të përfundojë programi danez i vaksinimit. Ndërkaq deri më tani vonesa në këtë proces janë konstatuar për shkak të shpërndarjes së pakët të vaksinave nga ”Moderna” , krahasuar me pritjet.

Danimarka ishte vendi i parë që bllokoi vaksinën ”J&J” për shkak të shoqërimit të saj të mundshëm me një formë të rrallë, por serioze të mpiksjes së gjakut .

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë nuk ishte në gjendje të komentonte menjëherë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.