Për herë të parë në Turqi, era burimi kryesor i energjisë elektrike

Korporata e Transmetimit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se energjia nga era është bërë burimi më i madh i gjenerimit të energjisë elektrike, për herë të parë në historinë e Turqisë, me një pjesëmarrje prej 22,6 për qind.

Parqet e gjeneratorëve të energjisë elektrike nga era krijuan 178.964 megavat-orë nga prodhimi i përgjithshëm ditor i energjisë elektrike që ishte gjithsej 791.794 megavat-orë.

Kapaciteti i instaluar i energjisë elektrike të krijuar nga era arriti në 10.585 megavat, duke e bërë kapacitetin e dytë më të madh të burimeve të rinovueshme pas hidrocentraleve.

Dje, centralet e gazit natyror prodhuan 22 përqind të energjisë elektrike, ndërsa centralet me qymyr të importuar prodhuan 17,8 përqind.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.