Pekini anulon fluturimet drejt Kinës për disa kompani ajrore në SHBA

Disa kompani ajrore në SHBA njoftuan se qeveria e Pekinit ka penguar fluturimet drejt Kinës.

Sipas zyrtarëve, Kina ka marrë këtë vendim të anulimit pasi disa udhëtarë që mbërritën në vend në fund të dhjetorit rezultuan pozitiv në testet COVID-19.

Në një deklaratë nga kompania ajrore American Airlines thuhet se janë anuluar gjashtë fluturime nga Dallas Fort Worth për në Shangai në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit.

Ndërsa kompania ajrore United Airlines ka njoftuar se janë detyruar të anulojnë gjashtë fluturime në fund të këtij muaji nga San Francisco drejt Shangait.

Edhe Delta Air Lines ka vënë në dukje se janë detyruar të anulojnë dy fluturime drejt Shangait, një javën e kaluar dhe një më 7 janar.

Nga ana tjetër, Kina e cila po përgatitet të organizojë në shkurt Lojërat Olimpike Dimërore, po rrit kufizimet e udhëtimit pasi pandemia COVID-19 ka kaluar sërish në rritje.

Kina aktualisht kufizon me 75 për qind kapacitetin e fluturimeve që vijnë në vend dhe ka vendosur për udhëtarët kushtin për kryerjen e testit përpara nisjes dhe pas mbërritjes në vend.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.