Pekin 2022/ Për pjesëmarrësit kërkohen dy teste të acidit nukleik përpara mbërritjes

Personeli i lidhur me Olimpiadën Dimërore duhet t’i nënshtrohet dy testeve të acidit nukleik brenda 96 orëve përpara se të nisin fluturimet për në Kinë dhe vendi i tyre i parë i hyrjes duhet të jetë Aeroporti Ndërkombëtar në kryeqytetin kinez, nëse zgjedhin fluturime komerciale, bëri të ditur Komiteti Organizativ i Pekinit për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore 2022, përcjell “Global Times”.

Zyrtari i komitetit, Zhang Liang, deklaroi se personeli i lidhur me Olimpiadën duhet t’i nënshtrohet një periudhe monitorimi shëndetësor 14-ditor të mbyllur dhe të jetë i vaksinuar plotësisht 14 ditë para nisjes për në Kinë.

Gjithashtu, do të nevojitet një kod jeshil para nisjes, i cili do të garantohet pas dy rezultateve negative të testit të acidit nukleik të marrë brenda 96 orëve, tha Zhang.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.