“Pastori gjerman” fut në grackë shqiptarin, kapet me gjysmë kg kokainë

Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë në Pescara, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjet gjysmë kilogrami kokainë.

Patrulla e policisë ndaloi mjetin ‘Ford Focus” për kontroll në Città Sant’Angelo, në një stacion benzine të njohur.

Për një kontroll të hollësishëm në lojë u fut edhe qeni antidrogë Dafny.

Ishte pikërisht ai që nuhati praninë e kokainës, e fshehur nën ndarjen e kroskotit nga ana e pasagjerit.

Më pas, policia gjeti qesen ku ishte pakoja me kokainë.

Shqiptari ishte siguruar ta mbështillte kokainën me celofon me vakum. Pastaj pakoja ishte mbështjellë me një tollumbace gome për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë.

Por kjo nuk e mashtroi “pastorin gjerman”, super të stërvitur dhe i sprovuar dhe më herët me raste të ngjashme.

Korrieri shqiptar i padyshuar dhe pa precedentë specifikë për trafikun e drogës, iu nënshtrua një kontrolli personal dhe u dërgua në burg.

Ai tashmë akuzohet për trafik dhe tregtim të drogës.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin dhe kokainën e zbuluar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.