PAS BRITANISË/ Rasti i parë me variantin e ri të Covid edhe në Itali

Italia ka shënuar pacientin e parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili duket se e ka zanafillën në Britaninë e Madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat fqinje, që pranojnë se pacienti është izoluar nga pjesa tjetër e familjes.

Pacienti ishte kthyer në Fiumicino, pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar.

Tipi i ri i koronavirusit është jashtë kontrollit dhe besohet se është më i ngjitshëm se COVID-19, por më pak i rrëzikshëm. Ndaj, shumë shtete, mes të cilëve edhe Italia, kanë mbyllur hyrje-daljet me Mbretërinë e Bashkuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.