Pas 74 vitesh ‘Alitalia’ bën udhëtimin e fundit në histori

Sot mbaron një kapitull në historinë e aviacionit italian, ku kompania ‘Alitalia’ do të bëjë fluturimin e fundit të pasagjerëve.

‘Alitalia’ pritet të fluturojë sonte nga aeroporti i Kaljarit drejt Romës.

Me fluturimin e fundit, linja ajrore do të dalë nga shërbimi pas 74 vitesh në industrinë e aviacionit.

‘Alitalia’ lindi si kompani në 1947.

‘Alitalia’ kishte vite që ishte e varur nga ndihma shtetërore sepse linja ajrore nuk po gjeneronte të ardhura.

Transportuesi i ri thotë se po fillon operacionet me 52 avionë.

Këtë vit, deri në 2 950 njerëz do të punojnë në operacionet e fluturimit.

Nga qendrat e saj në Romë dhe Milano, kompania e re ‘Ita’ dëshiron të riforcojë biznesin dhe t’u shërbejë sa më mirë pasagjerëve.

Fillimisht ‘Ita’ do të ofrojë 45 destinacione, përfshirë Frankfurtin, Parisin, Londrën, Nju Jorkun dhe Buenos Aires.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.