Parlamenti Europian kërcënon me padi Komisionin Evropian: Përmbushni detyrimet

Zëvendës Presidentja e Parlamentit Europian, Katarina Barley ka paralajmëruar dhe ka kërcënuar Komisionin Evropian me një proces gjyqësor. Më datë 10 qershor, Parlamenti i Bashkimit Europian ka bërë thirrje Komisionit të “përmbushë detyrimet e tij” brenda dy javësh ose të rrezikojë një proces gjyqësor në gjykatën e BE.

Bëhet fjalë për paketën e rimëkëmbjes pandemike prej 750 miliardë € të miratuar një vit më parë si një mënyrë për tu përdorur për shpenzimet e BE-së. Eurodeputetët që mbështesin rezolutën kanë frikë se BE do të përfitojë nga fushatat e nacionalistëve euroskeptikë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme në Hungari dhe Poloni.

“Plani i rimëkëmbjes financon shtypjen e lirive ose rizgjedhjen e autokratëve konservatorë në Hungari ose Poloni,”- tha eurodeputetja franceze Fabienne Keller.

Në rezolutën e miratuar me shumicë dërrmuese të Enjten, eurodeputetët thanë se ekzekutivi me qendër në Bruksel duhet të kishte propozuar udhëzime për skemën deri në qershor dhe se komisioni nuk po arrinte të përdorte kompetencat e tij të plota.

Eurodeputeti polak Ryszard Legutko, i partisë qeverisëse Ligji dhe Drejtësia (PiS), kritikoi rezolutën si “një metodë diktimi dhe kontrolli kundër qeverive që shkëputen nga rrjedha federaliste (pro-BE)”.

Parlamenti dëshiron që Komisioni të reagojë më shpejt ndaj shkeljeve të mundshme të shtetit ligjor në vendet anëtare dhe të shkurtojë fondet e BE-së në rastet e mosrespektimit.

Përfshirja e konsideratave të sundimit të ligjit në planin e rimëkëmbjes ishte me këmbënguljen e Hollandës dhe vendeve nordike por ende po përballet me rezistencën e hidhur të Varshavës dhe Budapestit.

Për të qetësuar kundërshtimin e tyre, vendet anëtare kishin rënë dakord që ajo të mos zbatohej derisa gjykata më e lartë e BE të vendosë mbi vlefshmërinë e saj. Por ky process mund të zgjasë deri në një vit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.