Parashikimi shqetësues i medias amerikane: COVID-19 do zhduket pas 7 vitesh nëse…

Sipas një llogaritje të “Bloomberg”, nëse shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit vazhdon më ketë shpejtësi, atëherë do të nevojiten edhe shtatë vite që pandemia e COVID-19 të zhduket në mbarë botën.

“Bloomberg” që zotohet se ka ndërtuar bazën më të mëdha të dhënave të COVID-19, ka bërë një përllogaritje ku thuhet se duhet afro një dekadë që të arrihet imuniteti kolektiv, e me tempon aktuale të shpërndarjes së vaksinave do të duheshin deri në shtatë vite.

Dr. Anthony Fauci ka bërë të ditur se 70-85 përqind e popullatës duhet të vaksinohen nëse kërkohet arritja e imunitetit kolektiv dhe në SHBA pritet që ky objektiv të arrihet në fund të vitit të ardhshëm.

Më shumë se 119 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë deri më tani në mbarë botën, kryesisht nëpër vende të pasura.

Për shembull në Izrael deri në pranverë pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës, por në Portugali do të duhej të kalonin deri në katër vite, për faktin se tempoja e shpërndarjes së vaksinës është shumë e ngadaltë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.