Papa rendit mëkatet: Seksi jashtëmartesor nuk është më i rëndi

Papa Françesku thotë se marrëdhënija jashtëmartesore nuk është mëkati më i rëndë.

Gjatë një konference për media, Ati i Shenjtë tha se mëkatet e trupit nuk janë më të rëndat.

Sipas tij, dy mëkatet më të rënda janë: krenaria dhe urrejtja.

Komentet e Papës vijnë pas dorëheqjes së Arqipeshkvit të Parisit, Michel Aupetit, pas zbulimit të marrëdhënies me një grua.

Ky i fundit i mohoi akuzat dhe tha se nuk kishte patur marrëdhënie intime me gruan, por shtoi se po dorëhiqet për të mos i shkaktuar dëm Kishës Katolike.

Një zëdhënëse e dioqezës tha se marrëdhënia e tij me gruan ishte “e errët” dhe nuk përfshinte as seksin dhe as dashurinë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.