Papa Françesku feston ditëlindjen e 84-t dhe dëshira e tij është…

Papa Françesku festoi sot ditëlindjen e tij të 84-t.

Në këtë ditë të shënuar për të, Papa u ka bërë thirrje të gjitha vendeve për të siguruar që njerëzit më të varfër në botë të kenë akses në vaksinën COVID-19.

“Unë përsëris thirrjen time për politikanët dhe sektorin privat që të marrin masat e duhura për të siguruar aksesin në vaksinën COVID-19 për të ndihmuar pacientët dhe të gjithë ata njerëz të varfër” tha ai.

Gjatë fjalës, Papa shprehu keqardhjen e tij për “format e ndryshme të nacionalizmit, racizmit, ksenofobisë” por gjithashtu “për luftërat dhe konfliktet që mbjellin vdekjen dhe shkatërrimin“.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.