Pandemia, në Itali të gjitha rajonet mund të klasifikohen me rrezikshmëri

Situata e pandemisë në Itali paraqitet me rrezik për disa rajone.

Indeksi i incidencës dhe transmetueshmërisë së COVID-19 në të gjitha rajonet italiane po vazhdon të rritet, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Incidenca javore në nivel kombëtar ka arritur vlerën e 53 rasteve për 100 000 banorë kundrejt 46 për 100 000 banorë javën e kaluar.

Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) theksoi se indeksi i transmetueshmërisë, i bazuar në rastet me shtrim në spital, është i qëndrueshëm dhe mbi pragun e epidemisë.

“Besohet se vlerësimet e transmetueshmërisë janë të pandjeshme ndaj rritjes së fundit të numrit të tamponëve të kryera, pasi këto vlerësime bazohen vetëm në rastet simptomatike dhe/ose shtrimet në spital”, specifikoi ISS.

Të gjitha rajonet dhe krahinat autonome janë klasifikuar në rrezik të moderuar.

Shkalla e zënies në kujdesin intensiv është 4,0 për qind, krahasim me 3,7 për qind në javën e kaluar.

Shkalla e zënies në pavijonet mjekësore në mbarë vendin është rritur në 5,3 për qind, kundrejt 4,5 për qind në 28 tetor.

Megjithatë, shkalla e zënies së shtretërve mbetet nën pragun e alarmit, që është vendosur në 10 për qind për kujdesin intensiv dhe 15 për qind për departamentet mjekësore.

Numri i rasteve të reja COVID-19, që nuk lidhen me zinxhirët e transmetimit, është gjithashtu në rritje (8 326, kundrejt 6 264 në javën e kaluar).

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.