Pandemia, ministri gjerman: Rimëkëmbja vitin e ardhshëm

Sipas ministrit federal të Ekonomisë në detyrë, Peter Altmaier, rritja e numrit të infeksioneve me Corona mund të zbehë edhe rritjen ekonomike – madje edhe pa ndonjë Lockdown të ri. “Ne kemi para nesh një dimër të dytë pandemik”, tha politikani i CDU në Berlin, në prezantimin e parashikimeve vjeshtore për gjendjen ekonomike në vend. Ai mendon se Gjermania nuk do të ketë nevojë për ndonjë Lockdown të ri. Por numri i lartë i infektimeve mund të “ketë efekte negative ekonomike”.
Në prill, qeveria federaleparashikonte një rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit. Por ndërkohë janë ulur pritjet. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rritet vetëm me 2,6 përqind. Ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një rritje prej 4,1 përqind. Në vitin 2023 parashikohet një rritje prej 1.6 përqind.
Në parashikimet e qeverisë federale thuhet “se Gjermania është kthyer në rrugën e rritjes ekonomike pas krizës së Coronas”, tha Altmaier. Por këtë vit, “duke pasur parasysh pengesat aktuale me pajisje dhe çmimet e larta të energjisë në mbarë botën, rritja e pritur nuk do të arrihet,” shtoi ai. Në vitin 2022 ekonomia do të “shënojë një rritje shumë më të vrullshme”.
Rritja ekonomikeështë ngadalësuar kryesisht për shkak të pengesave me mungesën e lëndëve të para për punë. Altmaier foli për një mungesë historike të mallrave. Ai vuri në dukje se prodhuesit gjermanë të automjeteve aktualisht nuk janë në gjendje të bëjnë gati qindra mijëra makina për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë. Kërkesa për produkte gjermane në tregjet botërore mbetet e lartë: “Nëse pengesat me pjesë të makinave zvogëlohen, në vitin 2022 do të ketë një rritje të dukshme.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.