Pandemia dyfishoi kohën e fëmijëve në teknologji, ekspertët apel prindërve

Nga Megan Marples

Fëmijët po kalojnë pjesën më të madhe të ditës përpara TV apo smartphoneve që nga fillimi i pandemisë  dhe duket se kjo situatë nuk ka fund në horizont. Adoleshentët raportuan se ata shpenzonin gati tetë orë në ditë para një ekrani, dyfishi i vlerësimeve të tyre para pandemisë prej gati katër orësh në ditë, sipas një studimi të botuar të hënën në JAMA Pediatrics.

Koha që fëmijët kalojnë duke përdorur rrjetet sociale apo duke parë televizor nuk përfshin kohën e kaluar në internet për orët mësimore që zhvillohen online. Studimi u fokusua në aktivitetet rekreative si lojërat, mediat sociale, mesazhet, bisedat me video dhe kërkimet e ndryshme në internet.

Si ndikon në shëndetin mendor?

Rreth 5,412 adoleshentë të moshës 10 deri në 14 vjeç u pyetën se sa kohë shpenzonin duke qëndruar në rrjetet sociale. Studiuesit zbuluan se fëmijët shpenzonin mesatarisht 7.7 orë në ditë përpara një ekrani, nga vlerësimet para pandemisë prej 3.8 orësh në ditë. Pjesëmarrësve iu kërkua të renditnin shëndetin e tyre mendor nga “shumë më keq” në “shumë më mirë” krahasuar me javën e kaluar. Atyre iu bënë gjithashtu katër pyetje në lidhje me stresin  si për shembull:  “Në muajin e fundit, sa shpesh jeni ndjerë në vështirësi që nuk mund tija dilnit dot?”

Lidhja midis përdorimit të rrjeteve sociale dhe stresit ishte befasuese, tha Dr. Jenny Radesky, një pediatre në Spitalin e Fëmijëve në Michigan Medicine CS Mott në Ann Arbor, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Shumica e familjeve shpresonin se lidhja me miqtë përmes lojërave ose mediave sociale, ose qetësia duke parë video, do të ishte një relaksim gjatë pandemisë,” tha ajo. Korrelacioni negativ mund të jetë për shkak të “kontrollit “, tha Radesky. Kjo ndodh kur njerëzit lexojnë lajme negative për periudha të gjata kohore, raporton abcnews.al

Kështu fëmijët janë privuar për tu marrë me aktivitete të ndryshme që “ndihmojnë në elasticitetin gjatë periudhave të vështira, duke përfshirë gjumin, vëmendjen ose aktivitetin fizik”, shtoi ajo. Ndërsa pjesëmarrësit që kishin kaluar shumë më pak kohë përpara ekranit kishin marrëdhënie më të forta familjare dhe më të mira me miqtë.

Adoleshentët u pyetën për cilësinë e marrëdhënieve të tyre familjare dhe me miqtë. Atyre iu dha gjithashtu një listë me 9 aktivitete si ushtrimi dhe meditimi dhe u kërkua të tregonin aktivitetet se ku kishin marrë pjesë.

Në vend që të numërojnë minutat që fëmijët shpenzojnë para ekraneve, të rriturit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të kryejnë detyrat që u nevojiten, rekomandoi Robb. Më pas duhet të fokusohen në menaxhimin e kohës përpara ekranit./  CNN

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.