VIDEO/ Talebanët varin qytetarin në helikopter dhe e fluturojnë mbi Afganistan

Disa pamje tronditëse të ardhura nga Afganistani po bëjnë xhiron në rrjet.

Në videon e publikuar shihet një burrë i varur në helikopter, teksa helikopteri është ngritur në ajër për të fluturuar.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se talebanët të cilët kanë pushtuar Afganistanin kanë fluturuar me një helikopter amerikan, ku kanë varur një burrë emri i të cilit nuk dihet.

Tani për tani, helikopterët e Forcave Ajrore të Emirateve po fluturojnë mbi qytetin e Kandahar dhe po kryejnë patrullime ” thanë talebanët në ”Twitter”.

Deri më tani ende nuk dihet nëse burri që shihet i varur është gjallë apo jo, teksa nga disa burime paraprake besohet se ai ka punuar si përkthyes për Shtetet e Bashkuara.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.