Pakistan/ Rrëzohet një aeroplan trajnues i forcave ajrore, humb jetën piloti

Një aeroplan i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua në Pakistanin veriperëndimor gjatë një misioni stërvitor, ku piloti humbi jetën.

Forcat Ajrore të Pakistanit njoftojnë se përplasja ndodhi pranë qarkut Mardan, rreth 47 kilometra nga Peshauari, kryeqytetit të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhua që kufizohet me Afganistanin fqinj.

“Një avion i vogël Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua pranë qarkut Mardan gjatë një misioni stërvitor rutinë”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Pakistanit.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore më vonë konfirmoi për AA se piloti humbi jetën në aksident.

Deri më tani nuk flitet për ndonjë shkak të rrëzimit.

Forcat Ajrore theksuan se lidhur me ngjarjen kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.