‘Omicron’/ Macron: Qytetarët e pavaksinuar do jenë në telashe

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se qytetarët e pavaksinuar ose që refuzojnë të vaksinohen do përballen me më shumë kufizime.

Macron tha se nuk synon t’i vështirësojë jetën askujt, por vaksina është mundësia për të parandaluar përhapjen e Covid.

“Unë nuk dua të shqetësoj asnjë njeri, por ne duhet të ndërgjegjësojmë qytetarët të vaksinohen”, tha ai.

Me një gjuhë të ashpër, Macron theksoi se nga 15 janari të pavaksinuarit nuk do të mund të shkojnë më as në restorante.

“Nuk dua të dërgoj njerëzit e pavaksinuar në burg. Por të gjithë duhet ta dinë se nga 15 janari nuk do të shkojnë më nëpër restorante. Nuk do të keni më mundësinë të shkoni në kafe, në teatër apo edhe në kinema”, paralajmëroi Macron.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.