Omicron/ Një tjetër qytet i madh në Kinë futet në izolim

 Anyang, ka vendosur masën e izolimit për popullsinë në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit më të transmetueshëm Omicron.

Autoritetet, njoftuan sot se, 5.5 milionë banorët e qytetit do të testohen përndryshe nuk do të lejohen të dalin jashtë. Qarkullimi i makinave është ndaluar dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur.

Ky hap ka pasuar masat e ngjashme të vendosura në qytetet Xi’an dhe Yuzhou. Në total, rreth 20 milionë persona në Kinë janë aktualisht do t’i nënshtrohen masave të izolimit.

Autoritetet në Anyang vendosën të ndërmarrin këtë hap pas identifikimit të dy personave të infektuar me variantin Omicron në qytet.

Deri të martën, autoritetet kishin konfirmuar 58 raste me Omicron, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ‘Xinhua’.

Rastet e para me Omicron në Kinë u zbuluan të dielën në qytetin fqinj Tianjin të Pekinit. Deri më tani janë regjistruar 50 raste me Covid-19.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë pritet që numri i infeksioneve të rritet më tej.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.