OKB: Sistemi bankar i Afganistanit është në kolaps
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të forcuar sistemin e bankave në Afganistan.
Njerëzit nuk janë më në gjendje të paguajnë kreditë e tyre dhe mungesa e likuiditetit mund të çojë në rrëzimin e sistemit financiar.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim nënvizon se kostoja për ekonominë afgane dhe shoqërinë nga kolapsi do të ishte “kolosale”
Ndërprerja e rrjedhës më të madhe të ndihmës për zhvillim ndërkombëtar që kur talebanët rimorën pushtetin në Afganistan, shkaktoi një rënie të lirë të ekonomisë.
Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar vazhdimisht, pasi talebanët morën pushtetin se ekonomia afgane ishte në prag të kolapsit, gjë që do të përkeqësonte krizën e refugjatëve.
PNUD thekson se nëse sistemi bankar shembet, do të duhen dekada për t’u rikthyer në këmbë.
Sorry, the comment form is closed at this time.