OBSH zbulon “të dhëna të rralla” rreth koronavirusit në Kinë

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë hynë në Institutin e Virologjisë Wuhan, si pjesë e hetimit për origjinën e koronavirusit. Instituti ka disa laboratorë të sigurisë së lartë, ku studiuesit po punojnë për koronavirusin.

Ekipi tha se ka patur akses në “të dhëna të pazbuluara më parë” që mund të na “çojnë diku” në zbulimin e origjinës së Sars-CoV2.

“Ne po shohim të dhëna të reja, të mira, janë gjëra shumë të vlefshme që kanë filluar të na ndihmojnë të shohim në drejtimin e duhur”, tha anëtari i grupit Dr.Peter Daszak.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht Institutin në Wuhan për përhapjen e virusit që shkaktoi pandeminë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.