OBSH rekomandon reduktimin e dozës së “Pfizer” për fëmijët 5-11 vjeç

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e një doze të reduktuar të vaksinës Pfizer tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Rekomandimi vjen pasi takimit të Grupit Këshillimor Strategjik të Ekspertëve (SAGE), të cilët diskutuan rreth sigurisë së vaksinave, shkruan Reuters.

Aktualisht vaksina është e rekomandueshme për përdorim te personat mbi 12 vjeç. Doza e rekomanduar për popullatën e re është 10 mikrogramë në vend të 30 mikrogramëve për personat mbi 12 vjeç

Vaksina e Pfizer/BioNTech tashmë është autorizuar për përdorim në disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Izraelin dhe Bashkimin Europian. Drejtoresha e vaksinave të OBSH-së, Kate O’Brien, tha se nuk ka pasur shqetësime për sigurinë e vaksinës Pfizer të fëmijët e moshës  5 deri në 11 vjeç në provat klinike.

Paneli rekomandoi gjithashtu që dozat përforcuese të vaksinës Pfizer duhet të administrohen 4 muaj deri në 6 muaj pas dozës së parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.