OBSH: Rastet me Covid në Afrikë dyfishohen çdo 3 javë

Afrika po përfshihet nga një valë e re e koronavirusit.

Raste e reja shtrimet në spitale si edhe viktimat për shkak të Covid janë në rritje.

Varianti “Delta” gjithashtu ka shkaktuar përhapje më të shpejtë të infeksioneve për shkak të transmetueshmërisë së lartë.

Sipas OBSH, çdo tre javë numri i infektimeve po dyfishohet.

Afrika e Jugut ka regjistruar të dhëna më shqetësuese, me mbi 20 mijë raste të reja të raportuara vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,9 milionë persona.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 66,323 viktima.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.