LIVE/ OBSH, në konferencë për origjinën e Covid-19. Flet eksperti kinez
Anëtarët e ekipit të drejtuar nga Organizat Botërore e Shëndetësisë, pas një muaji hetimesh në Wuhan, po zhvillojnë një konferencë live.
Fjalën i pari e ka marrë Liang Wannian, kreu i panelit të ekspertëve Covid-19 në Komisionin Kombëtarë të Kinës. Profesor Lian është shprehur se, ende nuk është e mundur që me provat aktuale të përcaktohet se si Sars-Cov- 2 u fut në tregun e Wuhanit.
“Kërkimi duhet të përqëndrohet në mënyrën sesi virusi qarkullon tek kafshët para se të infektoshin njerëzit. Zbulimi i virusit që Sars-Cov-2 mund të ketë origjinën nga transmetimi zoonotik, por mbetet për t’u identifikuar. Lakuriqët e natës dhe pangolinat janë kandidatët e mundshëm për transmetim, por mostrat e koronavirusit që gjenden në ato specie nuk janë identike me Sars-Cov-2. Ndjeshmëria e lartë e vizonave dhe maceve ndaj Sars-Cov-2 sugjeron se mund të ketë kafshë të tjera që shërbejnë si rezervuarë, por hulumtimi është i pamjaftueshëm. Mund të ketë patur qarkullim të paraportuar të koronavirusit në rajone të tjera para Wuhanit. Nuk ka asnjë tregues të përhapjes së Sars-Cov-2 në popullatë para dhjetorit 2019 dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit të 2019. Tregu Huanan në Wuhan ishte një nga vendet ku shpërtheu Covid-19, por transmetimi po ndodhte gjithashtu diku tjetër në Wuhan në të njëjtën kohë. Ende nuk është e mundur me provat aktuale të përcaktohet se si Sars-Cov-2 u fut në tregun Huanan. Marrja e mostrave nga shpellat e lakuriqëve në Wuhan dhe vendet e tjera të kafshëve deri më tani nuk ka arritur të identifikojë praninë e virusit që shkakton Covid-19”, tha Liang Wannian.
Sorry, the comment form is closed at this time.