OBSH: Evropa të bashkohet për vaksinat anti-Covid
Evropa duhet të bashkohet për të përshpejtuar fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19, me mbështetjen e të gjithë laboratorëve.
Ky është apeli i drejtorit rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Ai u shpreh i shqetësuar për rrezikun e varianteve në efektivitetin e vaksinave.
Ndërkohë, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se, kulmi i valës së dytë të Covid është tejkaluar, por vendi duhet të rezistojë pak më shumë për të parë efektet e vaksinimeve.
“Në Gjermani, pas kulmit të valës së dytë, unë shoh dritën në fund të tunelit”, tha Merkel.
Ndërkohë, gati 105 milionë infektime janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, e cila u ka marrë jetë 2 282 477 personave.
Sorry, the comment form is closed at this time.