Nuk ndalen homazhet në vendin ku u shua 19-vjeçari shqiptar 

Që prej aksidentit të rëndë të 14 Gushtit, kur u shuan 4 të rinj, mes tyre edhe shqiptari Xhuliano Këlliçi nuk janë ndalur për asnjë moment njerëzit që shkojnë në vendin e ngjarjes. Një tufë me luledielli dhe lule të bardha ishin të vendosura edhe sot në vendin e aksidentit.

4 miqtë po shkonin për të ngrënë, përpara se të mbyllnin mbrëmjen e tyre kur u shuan tragjikisht në aksident me makinë në Treviso të Italisë.

Xhuliano, i cili jetonte në Cordignano ishte vetëm 19 vjeç, ashtu sikurse Daniele Ortolan dhe Marco Da Re, ndërsa viktima tjetër, Daniele De Re ishte 18 vjeç.

Të lidhur nga një miqësi tejet e fortë, por edhe nga një fat tragjik… Një dëshirë për të thënë “jam këtu” nga ana e secilit të qytetarëve që ndalen në rrugën Cordignano, në atë kthesë të mallkuar. Mediat italiane shkruajnë më tej se vdekja e 4 të rinjve ka prekur thellësisht të gjithë komunitetin ku ata jetonin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.