‘Nuk mund të mbyllemi për Krishtlindje’, Di Maio: Duhet të vaksinoheni

Ministri i Jasthëm i Italisë Luigi Di Maio këmbënguli se vendi nuk duhet të shkojë sërish drejt mbylljes gjatë festës së Krishtlindjes. Në një festival për fetë, shefi i diplomacisë italiane përsëriti se mënyra më e mirë për të shmangur një situatë të tillë është marrja e vaksinës së tretë dhe marrja e “green pass” (pasaporta e kryerjes së vaksinës kundër koronavirusit).

“Vaksinat dhe pasaportat e vaksinimit janë e vetmja mënyrë që të shmangim mbylljen gjatë Krishtlindjeve. Përshpejtimi që do të shihni në dozën e tretë dhe masat që mund të na mbrojnë nga koronavirusi do t’i zbatojmë të gjitha përpara Krishtlindjeve. Do të bëjmë të pamundurën që të ndërtojmë një vend që mund të qëndrojë i hapur gjatë kësaj periudhe. Alternativa tjetër ndaj vaksinave dhe pasaportave të vaksinimit është të mbyllemi, por nuk duam që të shkojmë drejt mbylljes. Duhet të bindim njerëzit që nuk janë vaksinuar”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.