“Nuk jetoj dot pa të”/ Kjo është mësuesja që u vra nga ish-burri në Greqi

Një vrasje ka tronditur slt ishullin Rodos në Greqi. Një 31-vjeçare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj me armë gjahu, i cili më pas i dha fund jetës së tij.

Sipas mediave greke, 31-vjeçarja po hipte në makinën e saj në zonën e Rodinit, teksa ish-partneri i saj u afrua dhe e qëlloi me armë gjahu.

Nga informacionet e para, rezulton se ai kishte marrë me qira një makinë dhe po priste pak metra larg 31-vjeçares.

Pasi kreu krimin e rëndë, i riu është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka kryer vetëvrasjen.

Sipas të njëjtave informacione, ai kish lënë një mesazh në të cilin shkruante se “nuk mund të jetonte dot pa partneren e tij”, me të cilën ishin divorcuar rreth një muaj më parë.

31-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, punonte si mësuese në një prej shkollave të ishullit grek.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.