“Nuk ia dalim dot pa masat shtrënguese”, nga nesër Gjermania izolohet tërësisht
“Nuk ia dalim dot pa masat shtrënguese”. Duke filluar nga dita e nesërme, Gjermania do të izolohet thuajse tërësisht, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Masat shtrënguese janë bërë të ditura nga Kancelarja Angela Merkel, ndërsa në një konferencë urgjente ditën e sotme, Presidenti Frank-Walter Steinmeier tha: “Nga e mërkura (16 dhjetor 2020) do të kufizohet jeta jonë publike dhe private, si kurrë më parë në historinë e Republikës Federale”.
Sipas Presidentit gjerman, masat shtrënguese janë të nevojshme, për shkak të shifrave të larta të infektimeve.
Sorry, the comment form is closed at this time.