Itali/ Një tjetër sherr përgjak rrugët në mes të ditës

Vetëm dy ditë pas vrasjes makabre të emigrantit nigerian Alika Ogorchukwu nga një 32-vjeçar italian, vetëm sepse shitësi ambulant i pa dhe komplimentoi të dashurën, Italia është tronditur nga një tjetër rast i dhunës brutale në rrugët e saj.

Një skenë që të kujton fort atë të Alikës dhe Ferlazzo-s është regjistruar këtë herë jashtë një lokali dhe as në këtë rast askush nga kalimtarët nuk ka ndërhyrë.

Njerëzit përreth po filmonin skenën, ndërsa videoja e përleshjes u bë virale në internet. Fatmirësisht këtë herë nuk ka pasur viktima, por dy burrat u rrahën dhunshëm, siç dëshmojnë pellgjet e gjakut pranë të dyve.

Më pas, njëri prej tyre arriti ta hedhë tjetrin në tokë.

Sipas “Corriere Adriatico”, arsyet që shkaktuan mosmarrëveshjen nuk janë të qarta, por e rëndësishme është që megjithatë, të dy më pas vendosën t’i japin fund sherrit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.